Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pranohet kërkesa e Listës Serbe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me..
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se Seanca Konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ligjërisht, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Në vendimin e marrë lidhur me rastin KO265/25, pas kërkesës së dorëzuar nga deputeti Igor Simic dhe nëntë deputetë të tjerë, Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi. Gjithashtu, Gjykata ka kërkuar që të gjithë deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit nga Gjykata, përveç masës së përkohshme që mbetet në fuqi deri në atë moment. Njoftim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vendim në rastin KO265/25 Gjykata Kushtetuese e Republikës...