Ndërtoi urë për motrën me fondet e bashkisë, SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë

Ndërtoi urë për motrën me fondet e bashkisë, SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë

Pas kryetarit të zgjedhur Rexhë Byberi, i cili u akuzua për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe u hetua për shkelje gjatë procesit për hapjen e rrugëve në bashkinë e Tropojës, SPAK ka çuar për gjykim edhe kryetaren në detyrë të këtij institucioni të qeverisjes vendore. Zyra Islamaj, e cila ushtronte kompetencat e kryetares pas arrestimit të Byberit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “korrupsion pasiv”. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën së Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal Nr. 15 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gegaj – i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar ga neni 244,...