Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti: Presidenti duhet të dalë me dekret brenda 48 orëve

Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti: Presidenti duhet të dalë me dekret brenda 48 orëve

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.  “Këshilli Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, deklaron Këshilli i Ministrave.  Konstitucionalisti Bledar Dervishaj në emision Shqipëria Live në Top Channel fillimisht, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë.  “Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve”, u...