Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Elozhe për heshtjen. Një hapësirë jetike për shëndetin
Heshtja si strehë Heshtja nuk është vetëm mungesë e zhurmës; ajo është një hapësirë jetike e pazëvendësueshme për mirëqenien tonë të plotë – mendore, fizike dhe emocionale. Jetojmë në një botë gjithnjë e më të vrullshme, të pushtuar nga zhurma e pandërprerë: nga rrugët e mbushura me trafik tek njoftimet e pafundme dixhitale, e deri te dialogu i brendshëm që rrallë hesht. Në këtë panoramë të mbingarkuar, heshtja shfaqet si një strehë e çmuar, një moment kur mund të ndalemi, të ngadalësojmë dhe të rimarrim lidhjen me brendësinë tone4. Ky boshllëk, në fakt, është i mbushur me potencial: aty lind vetëdija, përthithen përvojat dhe rigjenerohen energjitë psikofizike. Studime të shumta kanë treguar se praktika e rregullt e heshtjes ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit),...