Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI- Urë posaçërisht për motrën/ SPAK dërgon në gjyq kryebashkiaken në detyrë të Tropojës
SPAK ka dërguar në GJKKO kryebashkiaken në detyrë të Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndëtuesin Rrok Gegaj, me akuzën e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ka rezultuar se Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Sipas SPAK, kryebashkiakja në detyrë ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë...