Veliaj ankimoi në Kushtetuese/ Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti zbulon çfarë do ndodh

Veliaj ankimoi në Kushtetuese/ Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti zbulon çfarë do ndodh

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme. “Këshilli Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, deklaron Këshilli i Ministrave. Konstitucionalisti Bledar Dervishaj shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë. “Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret...