“Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza! Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh..

“Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza! Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh..

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.  Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.  Pjesë nga përballja në GJKKO:  Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?  Alibej– Po, shkonin shpesh.  Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.  Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.  Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?  Alibej- Punë për mua.  Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?  Alibej- I kam deklaruar të gjitha.  Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?  Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në...