Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë emërohet në krye të kompanisë amerikane të gazit…
Pas një karriere të gjatë në shërbimin diplomatik amerikan të cilës i dha fund disa ditë më parë duke u larguar nga pozicioni që mbante në Departamentin e Shtetit, ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një kapitull të ri profesional, por këtë herë në sektorin privat, atë të energjisë. Ajo është emëruar në një rol të lartë drejtues në ExxonMobil, kompania më e madhe amerikane në fushën e naftës dhe gazit, dhe një nga korporatat më të fuqishme në rang global. Me seli në Teksas, ExxonMobil është kompania e shtatë më e madhe për nga të ardhurat në SHBA, dhe e 13-ta më e madhe në botë. Kompania në fjalë ka në pronësi dy termocentralet e famshme në qytetin e Vlorës, që u morën me qira nga...