Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet se tentoi që të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. M. NJOFTIMI I POLICISEDVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen automjeti që drejtonte 48-vjeçari dhe pjesët e automjeteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin B. M. Gjatë...