Lufta në Gaza/ Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën, grupi palestinez do përgjigjet zyrtarisht të mërkurën

Lufta në Gaza/ Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën, grupi palestinez do përgjigjet zyrtarisht të mërkurën

Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ua paraqesin përgjigjen e tyre ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre të Katarit të mërkurën, thanë burime për CBS News. Plani, të cilin Trump e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, është një propozim me 20 pika. Ai kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një numri të të burgosurve palestinezë në Izrael, rritjen e ndihmës humanitare dhe më pas transferimin e kontrollit të Gazës te një administratë kalimtare teknokratësh palestinezë. Kjo administratë do të mbikëqyret nga një “Këshill Paqeje” ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti Trump, i cili do të përfshijë edhe...