No Image Available

272 të lënduar në pesë ditë protesta në Tiranë, 12 persona vijojnë të jenë në spital

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor në Tiranë. Mes tyre janë punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë të rastit, ndërsa në mesin e të lënduarve raportohet edhe një i mitur. Sipas të dhënave të bëra publike, nga 65 personat e lënduar gjatë protestës, 37 janë punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë të rastit. Ndërkohë, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT). Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore. 272 të lënduar në pesë ditë protestash Bilanci i përgjithshëm i pesë ditëve të protestave në kryeqytet ka arritur në 272 persona të lënduar. Sipas shifrave të raportuara, 169 prej tyre janë punonjës të Policisë, 82...