Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Apeli ul me 5 vite dënimin për Becchettin! Biznesmeni italian duhet të vuajë 12 vite burgim
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi këtë të martë, 30 shtator, me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Atij i ulet kështu dënimi me 5 vite, pasi në 2022, u dënua nga Gjykata e Tiranës me 17 vite burg. Biznesmeni italian është dënuar nga drejtësia shqiptare për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Prokuroria kishte kërkuar në atë kohë 20 vite burg, ndërsa vendimi u dha në mungesë, pasi ai është në arrati dhe për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar.