Ursula von der Leyen: Evropa duhet t’i përgjigjet e bashkuar sulmeve ruse me dronë

Ursula von der Leyen: Evropa duhet t’i përgjigjet e bashkuar sulmeve ruse me dronë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Brukseli, theksoi se Europa duhet të japë një “përgjigje të fortë dhe të unifikuar” ndaj shkeljeve të kryera nga Rusia me dronë në kufijtë e saj. Ajo konfirmoi gjithashtu angazhimin e Bashkimit Evropian për masa të reja mbështetëse ndaj Ukrainës dhe për forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes. Von der Leyen nënvizoi se BE-ja duhet të ndërmarrë hapa vendimtarë për ndërtimin e një “muri kundër dronëve” për të përforcuar sigurinë në kufijtë e jashtëm të Evropës. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili vuri në dukje rëndësinë e situatës. Ai tha se, ndërsa aleanca po heton autorët e shkeljeve në Danimarkë, “në rastin e Polonisë dhe Estonisë...