‘Shqipëria ka nevojë për jetë, jo për beton’, PL: Qeveria po favorizon ndërtimin e kullave, qytetarët po braktisin vendin e tyre

‘Shqipëria ka nevojë për jetë, jo për beton’, PL: Qeveria po favorizon ndërtimin e kullave, qytetarët po braktisin vendin e tyre

Zëdhënësja e Partisë së Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, në një deklaratë për media theksoi se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë urbane dhe demografike, ku popullsia ikën në masa të mëdha ndërsa qytetet mbushen me kulla bosh dhe çmime të papërballueshme banesash. Ajo paralajmëroi se vetëm gjatë vitit 2024, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për mbi 1.9 milionë metra katrorë ndërtesash, ndërsa rritja reale e popullsisë ishte minimale, duke nxjerrë në pah kontrastin dramatik midis zhvillimit të betonit dhe boshatisë së qytetit. Memelli theksoi se kjo situatë nuk përbën zhvillim të qëndrueshëm, por një katastrofë urbane dhe shpopullim kombëtar, ku politika e qeverisë duket të favorizojë pastrimin e parave dhe spekulimin, duke e bërë të pamundur për familjet e zakonshme shqiptare të blejnë ose...