Yuri Kim punësohet në Exxon Mobile, kompania solli në Shqipëri TEC-et e Vlorës

Yuri Kim punësohet në Exxon Mobile, kompania solli në Shqipëri TEC-et e Vlorës

Pak ditë pasi u shkarkua nga Departamenti i Shtetit, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se ka nisur punën si Drejtoreshë në kompaninë Exxon Mobile në një post drejtues me kopentenca ekzekutive. Puna e re ka ngritur pikëpyetje të forta për lidhjet e mëparshme të Yuri Kim me Shqipërinë dhe interesat e kompanisë që tashmë e ka punësuar. Kjo për faktin se në mars të vitit 2021, kohë kur ajo ishte e akreditur si ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte pjesë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ExxonMobil dhe Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri. Kompania ku është punënsuar ish-Ambasadorja Yuri Kim, sëbashku me Excelerate...