Burimi: 
								ntv.al
								
							 
                                
                                    Foto © ntv.al                                
                            A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese
                            Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi Erion Veliaj depozitoi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra si kreu i Bashkisë Tiranë. Pyetur nga News 24, nëse do e njoftojë Këshillin e Ministave dhe Presidentin për pezullimin e vendimit të shkarkimit të tij, Kushtetuesja u shpreh se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës së Veliaj. “Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, u përgjigj Kushtetuesja. Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       