Akuzoi Veliajn për inceneratorin e Tiranës, “dëshmitari” italian deklaratë para noteres: Më ofruan para për të gënjyer

Akuzoi Veliajn për inceneratorin e Tiranës, “dëshmitari” italian deklaratë para noteres: Më ofruan para për të gënjyer

Pak java para zgjedhjeve të vendore të vitit 2023, kur Erion Veliaj fitoi mandatin e tretë, në media dolën dy intervista që ngjallën të një shtetasi italian i cili akuzonte kryebashkiakun e Tiranës se kishte lidhje me blerjen e një inceneratori të dështuar. Sipas deklaratave të Gabriele Tarroni Longinotti të transmetuara në emisionin Piranjat pajisja e inceneratorit ishte marrë nga një kompani në Rumani, pasi nuk ishte shitur dot as në tregje të tjera si Zimbabve. Sipas intervistave, Longinotti pretendonte se kishte zhvilluar disa takime me Veliajn, herë në Itali pranë zyrave të kompanisë “Bruno Presezzi” SPA, e herë në Tiranë, në ambiente publike. Ish- kryebashkiaku i Tiranës ngriti një padi për shpifje në Gjykatë, proces gjyqësor i cili vijon prej dy vitesh. Ndërkohë së...