Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fati i Veliajt në ‘dorën’ e Begajt! Rama nuk pret Kushtetuesen, shpall vakancën dhe kërkon datën e zgjedhjeve brenda 48 orëve
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës janë në pikëpyetje, njësoj si fati politik i Erion Veliajt, ish-numrit 2 të socialistëve, i cili që prej muajit Shkurt gjendet në qelitë e paraburgimit, pas akuzave të SPAK për korrupsion. Edhe pse avokatët e tij mbrojtës depozituan dje ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, që ligjërisht pezullon vendimin e shkarkimit të tij nga qeveria, me kërkesë të Këshillit Bashkiak, kryeministria ka njoftuar sot vakancën në drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit. Në këtë mënyrë qeveria ka anashkaluar regjistrimin e ankimimit të Veliajt në Kushtetuese, duke vënë presidentin Bajram Begaj përpara një përgjegjësie të re. Vetë Gjykata Kushtetuese në një reagim për Ora News, ka deklaruar se ka bërë publikimin e regjistrimit...