Burime nga Gjykata Kushtetuese: Pezullim automatik i vendimit për shkarkimin e Veliaj

Burime nga Gjykata Kushtetuese: Pezullim automatik i vendimit për shkarkimin e Veliaj

Pas kërkesës së bërë, Gjykata Kushtetuese ka bërë publik regjistrimin e saj, duke theksuar se shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik Në një përgjigje për Euronews Albania, Gjykata konfirmon se në përputhje me Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja pezullohet automatikisht. Kjo vjen pas pyetjes nëse kryeministria dhe presidenca janë njoftuar për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave mbi shkarkimin e Erion Veliaj. Gjykata Kushtetuese vijon të monitorojë procesin dhe do të japë vendimin përfundimtar në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pak më parë këtë martë Rama ka dërguar në Presidencë 6 vakancat për bashkitë pa kryetar, përfshirë dhe Tiranën.