Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim
Me fillimin e stinës së vjeshtës, urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit po përballet çdo ditë me një fluks të shtuar pacientësh të prekur nga virozat e stinës. Më shumë se 200 qytetarë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore, shumica me simptoma të gripit dhe ftohjeve të ndryshme.Sipas mjekëve të urgjencës, kthimi i fëmijëve dhe të rinjve në shkolla ka ndikuar dukshëm në përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore. Ergys Mici, shef i shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, shprehet: “Kemi një rritje të konsiderueshme të rasteve me viroza tipike të stinës, si dhe disa raste me Covid-19. Megjithatë, situata mbetet e menaxhueshme dhe nuk ka vend për panik.” Paralelisht me virozat sezonale, është vënë re edhe një shtim i lehtë i rasteve...