Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pjesë e një bande të trafikut të drogës! Arrestohet 46-vjeçarja në Durrës, dënuar me 13 vite e 6 muaj burg
Një 46-vjeçare, e dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg në Itali për trafikim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, është arrestuar në Durrës. Operacioni i koduar “Arachne”, i realizuar nga Policia e Durrësit, ka çuar në kapjen e Edisnarda (alias Edisnajda) Shapkës, e kërkuar nga autoritetet italiane. Ajo u arrestua pas një kërkimi kombëtar dhe ndërkombëtar për ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin në fjalë. Njoftimi i policisë: Durrës Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Arachne”. Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçare e dënuar nga Gjykata e Apelit e...