Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërkoi një mijë euro për të mos hequr tendën e lokalit, lihet në burg inspektori i IMT, Apeli i GJKKO i rrëzon ankimimin
Apeli i GJKKO ka lënë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla, duke rrëzuar ankimimin e tij. Gjykata e Tiranës ka caktuar më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për Zhillë, pasi dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni në zonën e Kombinatit shumën prej 1 mijë eurosh për të mos kryer veprimet ligjore lidhur me tendën e lokalit që kishte zënë hapësirën publike. Njoftimi i GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 67 akti, datë 22.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim Klajdi Zhilla, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 89, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të...