Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria njofton Presidencën për vakancën, Begaj gati të dekretojë datën e zgjedhjeve
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt. Përmes një letre që mban datën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agacci njofton Presidencën, lidhur me bashkitë ku aktualisht mungon drejtuesi i institucionit. “E nderuar, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve...