Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Durrës 46-vjeçarja me dy emra

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Durrës 46-vjeçarja me dy emra

Foto ilustruese DURRËS- Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim në shtetin italian. Shapka është dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale. “Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim. Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar "Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës. Gjykata...