Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Veliaj u shkarkua, Rama i çon Begajt vakancën. Presidenti gati të dekretojë datën e zgjedhjeve
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, edhe pse ky i fundit e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena. Presidenti Begaj ka në dispozicion 48 orë kohë për dekretimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.