Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Personazhi më i urryer nga’ Game of Thrones’ është rikthyer në një serial të famshëm në Netflix: A e njohët?
Sa herë e kemi pyetur veten se çfarë i ndodhi personazhit më të urryer në Game of Thrones ? Joffrey Lannister, mbreti i ri që të gjithëve na pëlqente ta urrenim, “u largua” në një nga vdekjet më të kënaqshme në televizion, por bashkë me të “u zhduk” edhe aktori që e luajti. Jack Gleeson më pas i tha “lamtumirë” aktrimit, i lodhur nga presioni dhe urrejtja që sillte roli i tij. Ai la pas sheshxhirimet dhe kamerat, studioi Teologji dhe Filozofi, madje kaloi nëpër botën e pastiçerisë, dhe dukej gati të ndiqte një jetë krejtësisht të ndryshme. Derisa Netflix vendosi t’i jepte përsëri hapësirën që meriton. Dhjetë vjet pas largimit të tij, Gleeson kthehet në qendër të vëmendjes më i pjekur dhe i vendosur....