Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Magjepsëse dhe e paarritshme!” Dalin detaje për takimin e parë mes Princeshës Diana dhe Alastair Campbell
Një libër i ri ka zbuluar prapaskena të panjohura mbi marrëdhëniet mes Princeshës Diana dhe figurave të larta të Partisë Laburiste në vitet ’90. Autori mbretëror Valentine Low, në veprën “Power and the Palace”, përshkruan momentin kur Alastair Campbell, ish-sekretar shtypi i Tony Blair, u takua për herë të parë me Lady Dianën dhe mbeti “menjëherë i pushtuar”. Sipas librit, takimi ndodhi në mbrëmjen e zgjedhjeve lokale të vitit 1995, kur Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie po darkonin me Princeshën e Uellsit në Hyde Park Gardens. Campbell, i cili kishte ardhur për të marrë Blairin, u prezantua me Dianën. “Qëndruan për disa minuta duke flirtuar, ndërsa Blair dhe Cherie dukeshin të paduruar. Campbell më pas e përshkroi Dianën në ditarin e tij si ‘absolutisht,...