Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vodhi 2 automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 11:11 Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”. Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjendet në Durrës dhe sekuestrohet njëri prej automjeteve, i vjedhur 2 ditë më parë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: -E. T.(B)., 43 vjeç. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur...