Nga ndriçimi te gjelbërimi, bashkia Elbasan vijon investimet në lagjen “5 Maji” me një strategji afatgjatë

Nga ndriçimi te gjelbërimi, bashkia Elbasan vijon investimet në lagjen “5 Maji” me një strategji afatgjatë

Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 11:17 Bashkia e Elbasanit po vijon me investimet në infrastrukturë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet, duke i kushtuar një kujdes të veçantë zonave me rëndësi dhe atyre ku prej vitesh ka munguar infrastruktura moderne. Një nga projektet më të rëndësishme të kohëve të fundit është rehabilitimi i bllokut të pallateve në lagjen “5 Maji”, një zonë e populluar që kishte nevojë urgjente për ndërhyrje. Punimet që po kryhen përfshijnë asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve, për të siguruar lëvizje më të lehtë e më të sigurt për banorët, si dhe vendosjen e ndriçimit të ri publik me teknologji moderne, që rrit sigurinë dhe e bën zonën më të aksesueshme edhe gjatë orëve të natës. Një pjesë e...