Kancelari gjerman: Nuk jemi në luftë, por as në paqe!

Kancelari gjerman: Nuk jemi në luftë, por as në paqe!

Bota E Martë, 30 Shtator 2025 10:53 Kancelari paralajmëron për një epokë të re të “forcës brutale”, sulmon Rusinë dhe bën thirrje për kujdes në përballimin e kërcënimit nga dronët. “Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”, tha të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz , duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta Rheinische Post, Merz tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zëvendësohet nga politika e forcës brutale, e cila shpesh shoqërohet me dhunë ushtarake. “Ne jetojmë në një botë krejtësisht të ndryshme”, tha kancelari gjerman. Merz nuk e fshehu shqetësimin e tij në lidhje me fluturimet e fundit të dronëve mbi Danimarkë dhe shtetin gjerman Schleswig-Holstein. Ai tha...