Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë. Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it. SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve...