U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është paraqitur këtë të enjte përpara GJKKO-së, hera e pare që pas lirimit të saj nga qelia. Fetahu ka lënë ambientet e banesës, ku mbahej në “arrest shtëpie”. Më datë 19 shtator, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet për lidhje dhe favore të mundshme ndaj grupit të Suel Çelës. Ish-gjyqtarja Fetahu është lidhur me grupet kriminale, përfshirë ato të vëllezërve Çopja. Ajo dyshohet se ka dhënë informacione sekrete dhe ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri. Fetahu akuzohet për korrupsion dhe dha dorëheqjen më 16 nëntor 2022, disa ditë para Vettingut.