Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA shton presionin ndaj qeverisë, e Ngarkuara me Punë zbarkon në Ministrinë e Jashtme, i kërkon Spiropalit…
Rigels Seliman Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin ndaj qeverisë shqiptare për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe konkurrencës së pandershme. E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi dje një takim të posaçëm me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Në qendër të diskutimit ishte nevoja për forcimin e sigurisë, përmes bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe mbështetjes së reformave të brendshme. Përmes një njoftimi ambasada amerikane theksoi rëndësinë e shpenzimeve të qëndrueshme në mbrojtje dhe krijimin e kushteve të ndershme për zhvillimin e biznesit. “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën...