Debate në konferencën e kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat

Debate në konferencën e kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat

konferenca e kryetareve TIRANË- Është zhvilluar përmes debateve mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se mazhoranca refuzoi kërkesën për mocion me debat mbi prioritetet e qeverisë Rama. Kreu i grupit parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se kërkesa ishte konform rregullores së Kuvendit, dhe refuzimi i saj tregon frikën e mazhorancës për t’u përballur në Kuvend. “Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konforme rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush...