Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata e Lartë pritet të zgjedh zëvëndësuesin e Zaçajt në Kushtetuese (Emrat)
Këtë të martë do të bëhet zgjedhja e anëtarit që do të zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese. Në garë janë tre kandidatë kryesorë, të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) bazuar në pikëzimin e tyre. Më shumë pikë ka marrë Asim Vokshi, anëtar aktual i Gjykatës së Lartë, me 89.5 pikë, i ndjekur nga ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, me 89.3 pikë dhe ish-komisioneri publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë. Këta tre emra u dalluan nga gjashtë kandidatët e përzgjedhur në këtë procedurë, ndërsa kandidatët Alma Faskaj, Genta Tafa dhe Alban Toro mbeten jashtë garës për këtë vend. Zgjedhja finale do të bëhet nga Gjykata e Lartë, ku për të qenë e ligjshme mbledhja e emërimit duhet të...