‘Shqipëria ka humbur demokracinë’, Strazimiri: Seanca e fundit plenare tregoi se parlamenti po shndërrohet në një ‘teatër arrogance’

‘Shqipëria ka humbur demokracinë’, Strazimiri: Seanca e fundit plenare tregoi se parlamenti po shndërrohet në një ‘teatër arrogance’

Gent Strazimiri, deputet i PD, nga studioja e “Kafe Shqeto”, tha se se zhvillimet e fundit në Parlament nuk janë thjesht një përplasje politike, por një tregues i qartë i situatës së rënduar të demokracisë në Shqipëri. Ai theksoi se mbrojtja e rregullores dhe e të drejtave të deputetëve të opozitës nuk është një veprim formal, por një hap i domosdoshëm për zgjimin e opinionit publik, duke treguar kontrastin e madh midis përfaqësuesve të vërtetë dhe atyre që sillen në mënyrë të papërgjegjshme në sallë. Sipas Strazimirit, seanca e fundit ka nxjerrë në pah disnivelin e madh mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, ku grupet e fundit shfaqin arrogancë dhe mungesë kontributi, duke transformuar institucionin e Parlamentit në një vend ku përplasja midis shtresave...