Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Karamuço: Kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ndarë detaje të lidhura me rastin e vrasjes së biznesmenit italian në vendin e quajtur “Dilan” në fshatin Salari të Tepelenës. Në një intervistë në Euronews Albania, Karamuço tha se autori i ngjarjes dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje. Karamuço zbuloi se për ngjarjen është kryer edhe një telefonatë te një familjar i një ish-ministri të Mbrojtjes. “Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje. Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur...