Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aktiviteti në Muzeun Arkeologjik, në fokus dhe vlerat kulturore e shkencore të objekteve të ekspozuara
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore solli një aktivitet në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. Aktiviteti u ndoq nga vizitorë të pranishëm, mësues, prindër, studiues dhe të apasionuar pas trashëgimisë kulturore. Kjo ditë u konceptua si një përvojë e gjallë, ku nxënësit e shkollave u bënë bartës të dijes dhe përcjellës të trashëgimisë, duke u dhënë frymë objekteve muzeale përmes kuriozitetit dhe krijimtarisë së tyre. Dr. Melsi Labi, përgjegjës i Muzeut Arkeologjik në fjalën e tij e përshkroi muzeun si një klasë të hapur, ku nxënësit mësojnë përmes përvojës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me historinë. Ndërsa akademik Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë solli në vëmendje vlerat shkencore dhe kulturore të objekteve të ekspozuara, si dëshmi të identitetit tonë kombëtar. Ma. Gema Kraja, përgjegjëse e ekspozitës...