”Kushtetuesja “ngrin” Tiranën”, Mentor Kikia tregon kur do të kemi zgjedhje

”Kushtetuesja “ngrin” Tiranën”, Mentor Kikia tregon kur do të kemi zgjedhje

Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 22:00 Gazetari Mentor Kikia komenton ankimimin nga Erion Veliaj mbi shkarkimin e tij nga detyra. Kikia u shpreh se çështja “Veliaj” tashmë ka dy dimensione, dimensionin politik dhe atë penal. Ai u shpreh se ankimimi në GJK ndalon procesin e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se është pikërisht ky ankimim që do përcaktojë se kur do të nisë procesi. ”Deri tani çështja është penale dhe e ngarkuar maksimalisht me dozën politike për shkak të konspiracionit nëse ishte e inskenuar politikisht, nxitur kjo edhe nga deklarata që Velija hidhte herë pas herë. Tashmë ka 2 dimensione, dimensionin penal dhe atë politik. Ky i fundit është në tavolinë me shkarkimin e tij dhe nxitimin e Ramës për të shpallur kandidatin për të caktuar...