Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vendosën koka derri në objekte kulti, njëmbëdhjetë të arrestuar në Serbi për sulme ndaj sinagogave dhe xhamive në Francë dhe Gjermani
Autoritetet serbe njoftuan të hënën se kishin arrestuar 11 persona në lidhje me një hetim mbi aktivitete kriminale në Francë, duke përfshirë sulme ndaj sinagogave dhe xhamive, të cilat Beogradi tha se u kryen “nën ndikimin e një agjencie të huaj”. 11 serbët e arrestuar, identitetet e të cilëve nuk u bënë të ditura, ishin të përfshirë në operacione në Francë dhe Gjermani që synonin përhapjen e “ideve që promovojnë dhe nxisin urrejtje, diskriminim dhe dhunë bazuar në dallime” në aspektin e ngjyrës së lëkurës, fesë, shtetësisë dhe origjinës kombëtare, tha ministria e brendshme në një deklaratë. Aktet ndodhën këtë vit, nga prilli deri në shtator. Ndër të tjera, autorët hodhën bojë jeshile në Muzeun e Holokaustit, disa sinagoga dhe një restorant hebre, ngjitën afishe...