Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Ankimimi në Kushtetuese ndalon zgjedhjet e parakohshme’, gazetari komenton lëvizjen e Veliajt: Procesi do të mbahet…
Në një emision televiziv, gazetari Mentor Kikia diskutoi në lidhje me ankimimin e ish-kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mbi shkarkimin e tij nga detyra. Kikia u shpreh se çështja “Veliaj” tashmë ka dy dimensione, dimensionin politik dhe atë penal. Ai u shpreh se ankimimi në GJK ndalon procesin e zgjedhjeve, për të cilin kryeministri Edi Rama kishte nxitimin për ta nisur, ndërsa shtoi se është pikërisht ky ankimim që do të përcaktojë se kur do të nisë procesi. “Deri tani çështja është penale dhe e ngarkuar maksimalisht me dozën politike për shkak të konspiracionit nëse ishte e inskenuar politikisht, nxitur kjo edhe nga deklarata që Velija hidhte herë pas herë. Tashmë ka 2 dimensione, dimensionin penal dhe atë politik. Ky i fundit është në...