“Vendimi për Veliajn pritet shpejt”,Spahiu paralajmëron:Brenda 30 ditësh,Kushtetuesja do të vendosë për fatin e Erionit

“Vendimi për Veliajn pritet shpejt”,Spahiu paralajmëron:Brenda 30 ditësh,Kushtetuesja do të vendosë për fatin e Erionit

Erion Veliaj ka kundërshtuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i marrë nga Këshilli i Ministrave me 25 shtator. Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv tha se Gjykata Kushtetuese do e gjykojë brenda 1 muaji shkarkimin e Veliajt. Ai deklaroi se këtë çështje GJK duhet ta shqyrtojë sa më parë, sepse është një çështje emergjente.‘Kjo histori duhet që të mbyllet sepse mund të hapet një precedentë shumë negativ, sepse nesër Nesti Angoni mund të bëjë një denoncim ndaj kryetrëve të bashkisë së opozitës, përshembuj ndaj atij të Kavajës sepse i duhet Kavaja mazhorancës para zgjedhjeve dhe i fut një shkarkim qeveria. Gjykata Kushtetuese duhet t’a konsiderojë si...