Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, nënkryetari Sula: T’i rikthejmë në shërbim të komunitetit gjithë arteriet kryesore
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula sëbashku me përfaqësues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave të Policisë Bashkiake ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Laprakës, në njësinë 11. Nënkryetari Sula apeloi për lirimin e menjëhershëm dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të komunitetit. “Në zonën e Laprakës do bëjmë një zgjidhje bashkë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe gjithë inspektorët e IMT. Do të duhet që ne ta lirojmë në mënyrë të menjëhershme këtë arterie kryesore, që qytetarët e Laprakës, të njësisë 11 t’i kenë këto hapësira në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të disa njerëzve. Koha e të fortit të lagjes apo koha e të zënit ka mbaruar. Kjo është koha që qytetarët...