Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bardh Spahia: Kërkoj futjen me urgjencë në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, të njihen vetëm dy gjini!
Deputeti i PD Bardh Spahia kërkon futjen urgjente në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, ku parashikohet njohja vetëm e dy gjinive. Gjatë Konferencës së Kryetarëve, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Spahia theksoi nevojën e rikthimit të Parlamentit drejt ligjshmërisë dhe garantimin e të drejtës së fjalës për opozitën. Ai kërkoi me forcë caktimin sa më parë të datës për shqyrtimin në seancë plenare të projektligjit për gjendjen civile, një nismë e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, që synon njohjen vetëm të dy gjinive.