Kryemadhi akuzon SPAK: Po intimidon dëshmitarët në çështjen ndaj meje dhe Ilir Metës

Kryemadhi akuzon SPAK: Po intimidon dëshmitarët në çështjen ndaj meje dhe Ilir Metës

Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se janë përdorur metoda presioni dhe shantazhi ndaj dëshmitarëve në lidhje me hetimet ndaj saj dhe Ilir Metës. “Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Një person është intimiduar dhe i është thënë se ka marrë para cash nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, vetëm për t’i bërë presion”, u shpreh Kryemadhi. Ajo përmendi edhe një tjetër rast, për një person që kishte bërë shitjen e apartamentit të nënës së saj. “Sapo ka zbritur nga avioni, erdhi nga Kanadaja, është mbajtur në SPAK për orë të tëra dhe është intimiduar. E kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj e kanë...