Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E rëndë në Gjermani, burri vret partneren dhe fëmijët e tij përpara se të kryente vetëvrasje
Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten. Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild. Arma u gjet pranë viktimave. Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura. Hetimi i policisë po vazhdon.