Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Grup kriminelësh elitarë në Aruba? Lala zbulon detaje: Leje ndërtimi dhe mafie ndërkombëtare
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në një studio televizive për çështjen “Aruba”. Lala deklaroi se për gazetarët ky është një rast i njohur nga procesi “Black Eagle” në Belgjikë. Më tej, gazetarja tha se një grup kriminelësh janë takuar dhe kanë diskutuar dhe për lejet e ndërtimit. Për këtë çështje, Lala u shpreh se kanë të dhëna dhe autoritetet holandeze kanë të dhëna se çfarë ka ndodhur në ishullin Aruba. Gazetarja u shpreh se po të duan autoritetet mund ta zbardhin këtë çështje dhe atë se çfarë ndodhi në Aruba. “U soll në vëmendje nga intervista e gazetarit italian. Për gazetarët ky takim është i njohur nga procesi “Black Eagle” në Belgjikë. Një grup kriminelësh me një profil shumë të lartë janë mbledhur dhe kanë...