Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plani i paqes për Gazan/ Trump: Nëse Hamas refuzon mbështes Netanyahun ti japë fund! Kryeministri izraelit: Je miku më i madh
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se mbështet plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Netanyahu e quajti këtë një moment kritik për paqen në Lindjen e Mesme dhe e përshëndeti Trump-in si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”. Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump në Uashington, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi presidentin amerikan për mikpritjen dhe për lidershipin që ka treguar në mbështetje të shtetit hebre. “E mbështes plotësisht planin tënd për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar planit me 20 pika të propozuar nga Trump. Ai vlerësoi nismën si një hap të rëndësishëm...