Nesër skadon afati, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar të gjitha vendimet e Kuvendit

Nesër skadon afati, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar të gjitha vendimet e Kuvendit

Kosova E Hënë, 29 Shtator 2025 20:14 30 shtatori shënon skadimin e afatit të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që nga data 5 shtator ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë. Një masë e tillë u mor pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, veçanërisht për faktin që Kuvendi u shpall i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe e cilësoi këtë si shkelje të procedurave kushtetuese, ndërsa kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli konstituimin e Kuvendit si të plotë, pavarësisht mungesës së votimit për përfaqësuesin serb në kryesi....