Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E godet me hekur në kokë, gruaja plagos burrin pas një konflikti
Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Raportohet se shtetasja me inicialet D.B. ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B., pas një konflikti që kanë pasur mes tyre. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin dhe shkaqet që çuan në agravimin e konfliktit deri në përdorimin e mjeteve të forta.